Mjekët apelojnë, kujdes me ushqimet në plazh dhe ekspozimin në diell

Jo çdo pushues e ka mundësinë e konsumimit të drekave apo darkave në restorantet e bregdetit, ndaj jo në pak raste ushqimi merret me vete. Por kjo e ka një rrezik.

“Në qoftë se je në temperaturën 40 gradë, ushqimi mund të jetë shumë i kontrolluar por nga qëndrimi në ato temperatura bëhet infektues. Ushqimet që gatuhen duke i mbajtur për ore pa i konsumuar, ose ato që fut në frigorifer dhe i nxjerr prapë, kjo lojë bën të shtohen rreziqet”, thotë Najada Çomo, shefja e repartit infektiv, raporton A2News.

Këto janë ditët kur në repartin e Infektivit ka një fluks të shtuar të pacientëve që kërkojnë ndihmë. Këshillat për moshat e treta dhe fëmijët, mbeten të njëjta.