Miratimi i rezolutës në Kosovë, Vuçiç: Prishtina i mbylli derën dialogut

Pas vendimit për ushtrinë, kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën dhe mandatoi ekip negociator për bisedime me Serbinë. Por reagimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç ishte i menjëhershëm.

Pas vendimit për ushtrinë, kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën dhe mandatoi ekip negociator për bisedime me Serbinë. Por reagimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiç ishte i menjëhershëm.

Ai deklaroi se me miratimin e rezolutës në Parlamentin e Kosovës, Prishtina e mbylli derën e dialogut. Kjo rezolutë përmban tre elementë kyç: që secila marrëveshje duhet të çojë drejt pavarësisë së plotë të Kosovës, se nuk ka ndryshim kufijsh, çka nënkupton se Kosova duhet të njihet brenda kufijve të tanishëm, dhe se duhet të ruhet integriteti territorial i Kosovës sipas parimit unitar, që nënkupton se disa pjesë të territorit nuk mund të kenë autonomi.

Pra me këtë dokument ata qartë thanë qarte se i duan të gjitha dhe me çdo çmim”, u shpreh Vuçiç gjatë një interviste për një televizion serb “TV Prva”.

Dy ditë përpara këtij hapi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u kishte dorëzuar ambasadorëve të vendeve më të industrializuara një “draft-libër të madh me kapituj”, që është një bazë e fortë institucionale për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht detyruese me Serbinë.

Sipas Haradinajt, ky projekt “voluminoz”, do të jetë bazë pune për ekipin negociator në fazën e ardhshme të dialogut. Grupi negociator i Kosovës do të udhëhiqet nga kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti, si dhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.

Dy partitë opozitare LDK dhe Vetëvendosje nuk po pajtohen që koalicioni qeveritar të hyjë në dialog me Serbinë. Ata po kërkojnë zgjedhje të reja, e pastaj, sipas tyre, “të zgjedhurit e rinj të vendosin për dialogun”./TCh