Ministri turk i Mbrojtjes vizitoi KFOR-in Turk në Prizren

Akar, pas takimeve zyrtare të tij në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, kaloi në Prizren, ku vizitoi Kryesinë e Këshillit Turk në Kosovë (KFOR-i Turk), ndërsa takoi ushtarët turq në Kazermën Sulltan Murat

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, njoftoi se në kuadër të projektit F-35 të SHBA-ve, 3 avionë janë dorëzuar, ndërsa avioni i katërt planifikohet të dorëzohet sot, raporton Anadolu Agency (AA).

Akar, pas takimeve zyrtare të tij në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, kaloi në Prizren. Ai vizitoi Kryesinë e Këshillit Turk në Kosovë (KFOR-i Turk), ndërsa takoi ushtarët turq në Kazermën Sulltan Murat.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve Akar tha se në botë dhe rajon janë duke ndodhur zhvillime të rëndësishme, duke shtuar se janë duke ndjekur prej afër këto zhvillimet.

Ministri turk theksoi se ushtarët turq në kuadër të punimeve të kontributit për paqen botërore, edhe jashtë vendit janë duke marrë detyra të rëndësishme.

Gjithashtu duke komentuar 70-vjetorin e themelimit të NATO-s, Akar potencoi se, ushtria turke ka dhënë kontribute të rëndësishme gjatë 67 viteve që kur vendi i tij është anëtar i aleancës.

Ai më tej tërhoqi vëmendjen në kërcënimin ajror dhe raketor ndaj Turqisë. “Është detyra më e rëndësishme e jonë që të mbrojmë vendin dhe popullin kundër kësaj”, theksoi Akar.

– “Avioni i katërt F-35 do të dorëzohet sot”

“Edhe ne jemi një nga 8 partnerët e këtij punimi. Deri më tani kemi dhënë një shumë serioze të parave, kemi përmbushur të gjitha përgjegjësitë. Në këtë drejtim janë dorëzuar 3 avionë nga të cilat i katërti sot. Tre janë dorëzuar, ndërsa i katërti do të dorëzohet sot”, tha ai duke folur për projektin e avionit luftarak F-35 në të cilën edhe Turqia është partnere.

Kryeshefi turk i mbrojtjes gjithashtu foli edhe për synimet terroriste në lindje të Eufratit. “Dëshirojmë që të krijohet një zonë e sigurtë në këtë rajon, mbledhjen dhe largimin e terroristëve dhe armëve nga ky rajon i sigurtë si dhe praninë e elementeve të ushtrisë turke”, theksoi Akar.

Akar kërkoi që të plotësohen premtimet që i janë dhënë Turqisë në lidhje me Munbixhin. Ai shtoi se me mjedisin e sigurtë të siguruar pas operacioneve Mburoja e Eufratit dhe Dega e Ullirit, 320.000 sirianë janë kthyer në shtëpitë e tyre, duke theksuar se synimi i vetëm i ushtrisë turke janë terroristët.

Ministri turk i Mbrojtjes para vizitës në njësitë ushtarake turke në Kosovë, vizitoi edhe tyrben e Sulltan Muratit në afërsi të kryeqytetit, Prishtinë.