Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Akar dhe zinxhiri komandues i Forcave të Armatosura Turke (TSK) e kaloi natën bashkë me Mehmetçikun (ushtarin turk) në Batalionin e Kufirit në Aktütün, që ndodhet në pikën zero të kufirit me Irakun, dhe namazin e Bajramit e fali bashkë me ushtarët e batalionit, raporton TRT.
Në fjalën që mbajti këtu ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Akar dha mesazhe lidhur me luftën kundër terrorizmit. “Në ditët në vijim do ti japim fund patjetër terrorit. Kjo përpjekje do të vazhdojë deri në neutralizimin e terroristit të fundit. Është marrë dhe do të vazhdojë të merret haku për gjakun e të gjithë shokëve tanë. Po kërkohet dhe do të vazhdohet të kërkohet llogari për sulmet terroriste”,- u shpreh Akar.
Ministri Akar i shoqëruar nga komandantët e forcave ndoqi nga afër edhe operacionin antiterrorist që vazhdon në rajonin Ikiyakalar.
Akar u informua në lidhje me operacionin dhe dha direktiva. Reparti i artilerisë ku ndodhej Akar hapi zjarr mbështetës për operacionin. Obusët “Furtuna” gjatë të gjithë natës goditën në shenjë objektivat e përcaktuar në zonën Ikiyakalar.