Ministri turk i Mbrojtjes dhe homologu i tij rus diskutojnë mbi Idlibin

Akar dhe Shoigu po ashtu diskutuan masat për reduktimin e tensionit në zonë brenda shtrirjes së marrëveshjes së Soçit dhe po ashtu diskutuan çështjet rajonale të sigurisë

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, në një bisedë telefonike të zhvilluar me homologun e tij rus, Sergey Shoigu, kanë diskutuar zhvillimet e fundit në provincën veriperëndimore siriane të Idlibit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate, Akar dhe Shoigu po ashtu diskutuan masat për reduktimin e tensionit në zonë brenda shtrirjes së marrëveshjes së Soçit dhe po ashtu diskutuan çështjet rajonale të sigurisë.

Javëve të fundit, regjimi sirian dhe aleati i tij, Rusia, kanë intensifikuar sulmet ndaj Idlibit. Ofensiva kërcënon të shkaktojë një katastrofë të madhe humanitare me 180 mijë civilë që tashmë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në dy javët e fundit.

Rreth 1.5 milionë njerëz jetojnë në Idlib, gjysma e të cilëve janë refugjatë nga pjesë tjera të vendit.

Si garantues i regjimit sirian, Rusia është përgjegjëse për parandalimin e sulmeve nga forcat e regjimit dhe milicitë e mbështetura nga iranianët, të cilët vazhdimisht kanë shkelur marrëveshjen e vitit të kaluar të Soçit, që synon krijimin e një zone të çarmatosur në Idlib.

Që nga fillimi i vitit 2011 Siria është e mbyllur në një luftë të egër civile, kur regjimi sirian Bashar al-Assad u përplas me protestat pro-demokratike.