Ministri Turhan: Mbi kanalin e Stambollit do të ndërtojmë 10 ura

"Nga 31 dhjetori të gjitha ardhjet dhe nisjet nga aeroporti Ataturk do të bëhen nga aeroporti i poasahapur i Stambollit", ka thënë Turhan

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës të Turqisë, Cahit Turhan sot në Ankara deklaroi se mbi kanalin e Stambollit, i cili do të bashkojë Detin Marmara dhe Detin e Zi, do të ndërtohen 10 ura, raporton Anadolu Agency (AA).

Turhan sot ishte mysafir i panelit editorial të AA-së në Ankara, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe redaktorëve të AA. Ai foli për Aeroportin e Stambollit, të tretin në metropolin e Turqisë, i cili zyrtarisht u hap më 29 tetor dhe projektin e kanalit të Stambollit.

Ai theksoi se Aeroporti i Stambollit është një mega projekt.

“Nga 31 dhjetori të gjitha ardhjet dhe nisjet nga aeroporti Ataturk do të bëhen nga aeroporti i sapohapur i Stambollit”, ka thënë Turhan.

Ministri Turan iu përgjigj edhe pyetjeve lidhur me projektin e kanalit të Stambollit, kanalin lundrues me gjatësi 45 kilometra, i cili do të lidh Detin Marmara dhe Detin e Zi dhe që parashikohet të përfundojë deri në vitin 2023.

“Në kuadër të projektit të kanalit të Stambollit janë planifikuar të ndërtohen 10 ura. Jam i mendimit se fillimi i punëve të ndërtimit të kanalit nuk do të presë vitin 2020, por do të fillojmë që në viti 2019”, ka thënë Turan.