Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis njoftoi sot se homologu i tij kinez, gjenerali Wei Fenghe, pritet javën që vjen në Uashington, pas një periudhe tensionesh në marrëdhëniet ushtarake mes dy vendeve.
“Do të doja të theksoja se konkurrenca strategjike nuk është sinonim armiqësie”, deklaroi Mattis, i pyetur në lidhje me tensionet me Kinën gjatë një konference ndërkombëtare në Bahrein.
“Kam takuar homologun tim në Pekin para një muaji, e kam takuar sërish në Singapor para një jave. Ai do të vijë në Uashington javën e ardhshme për të vazhduar bisedimet”, shtoi Mattis. /ATSH