Ministri Çavuşoğlu takon homologun Pacolli

Në fokus të takimit janë diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare

Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është takuar me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fokus të takimit janë diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Në përfundim të takimit që është mbajtur në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme, dy ministrat kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media.

Ministri Çavuşoğlu realizoji takim edhe me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Ndërkaq, nesër është paraparë që ai të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Ministri turk gjithashtu pritet që nesër të vizitojë qytetin e Prizrenit.