Ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Italisë zhvillojnë bisedë telefonike

Të dy ministrat diskutuan rreth BE-së, Qipros dhe marrëdhënieve dypalësh gjatë bisedës telefonike

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu realizoi një bisedë telefonike me homologun e tij italian, bënë të ditur burimet diplomatike turke të shtunën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu dhe Luigi Di Maio diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian, Qipron dhe marrëdhëniet dypalëshe, thanë burimet në kushte anonimiteti.