Milan turpërohet në shtëpi, Lazio në zonën Champions

Futbollistët e Lazios kanë shënuar fitore në finish të ndeshjes kundër Milan.

Romakët nisën mbarë ndeshjen duke paralajmëruar se do të dalin me tri pikë nga “San Siro”. Ciro Immobile në minutën 25 shënoi golin e parë duke sjellë mysafirët në epërsi prej 1:0.

Por gëzimi i futbollistëve të Lazio nuk zgjati më shumë se tre minuta, pasi Bartomolomeu Jacinto Quassanga shënoi autogol, duke barazuar shifrat në 1:1.

Pjesa e dytë e takimit ishte e balancuar dhe Lazio provoi përmes kundërzbritjeve për të rrezikuar portën kundërshtare.

Pikërisht nga një aksion i tillë, Joqauin Correa shtatë minuta para përfundimit të ndeshjes arriti të shënojë edhe golin e dytë për skuadrën nga Roma.

Pas kësaj fitoreje, Lazio ngritet në pozitën e katërt në tabelë me 21 pikë, derisa Milan mbetet në pozitën 11 me 13 pikë.

Kjo ishte fitorja e parë e Lazios si mysafir kundër Milan që nga viti 1989 dhe që nga ajo kohë ‘rossonerët’ kanë pasur 18 fitore dhe 11 barazime. Lazio ka fituar vetëm tri ndeshje nga gjithsej 14 në Serie A kundër Milan, duke arritur pesë barazime dhe duke pësuar gjashtë humbje.