“Milan” e “PSG” në ankth, UEFA pritet të rihapë dosjet për “Fair Play-n Financiar”

“Milan” dhe “Paris Saint German” mund t’i kenë punët pisk me Federatën Europiane të Futbollit.

“Milan” dhe “Paris Saint German” mund t’i kenë punët pisk me Federatën Europiane të Futbollit. Duke iu referuar një artikulli të publikuar nga “L’equip”, duket se Federata Europiane e Futbollit (UEFA) ka marrë një vendim të papritur për të riparë dosjet e problemeve të “Fair Play-t financiar” të skuadrave që kanë qneë nën hetim kohët e fundit. Mes tyre është dhe “Milani” dhe “PSG”.

“L’Equip”, kujton se “Milan” është u përjashtua nga komisioni disiplinës së UEFA-s verën e shkuar nga kupat e Europës pasi nuk kishte respektuar normat e Fair Playt Financiar, ndërsa Gjykata e Arbitrazhit Sportiv pas një marrëveshjes mes kuqezinjëve dhe komisionit të disiplinës vendosi ri-pranimin e “Milanit” në kupat e Europës./ATSH