Mevlut Çavusoglu: Turqia, vendi kyç për zgjidhjen e çështjes së Sirisë

“Turqia është një lokomotivë për sa i përket ndalimit të luftimeve, hedhjes së hapave për ndërtimin e besimit dhe për dërgimin e ndihmave humanitare", deklaroi ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu.

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se Turqia është vendi kyç në të gjitha proceset që zhvillohen në lidhje me Sirinë.

Ministri Çavusoglu bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me rendin e ditës për një kanal televiziv privat.

Duke vënë në dukje se Turqia është vendi kyç për të ndalur luftimet në Siri, shefi i diplomacisë turke tha se “Turqia është një lokomotivë për sa i përket ndalimit të luftimeve, hedhjes së hapave për ndërtimin e besimit dhe për dërgimin e ndihmave humanitare. Aktualisht Turqia është vendi kyç për çështjen e kthimit të sirianëve në vendin e tyre dhe për çdo çështje tjetër që ka të bëjë me Sirinë”.

Çavusoglu tha se Turqia është një aktore kyçe në Siri, ndërsa bëri të ditur se harta rrugore e Menbixhit, për të cilën është arritur në marrëveshje me ShBA-në dhe që përfshinë largimin e organizatës terroriste PYD-YPG, fraksion i PKK-së në Siri nga Menbixhi, spastrimin e kësaj zone nga terrori, mbledhjen e armatimit të dhënë nga ana e ShBA-së dhe dorëzimin e zonës pronarëve të vërtet të tij, është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Sirisë.

Ministri i Jashtëm rikujtoi se ushtarët turq kanë filluar me detyrën e zbulimit dhe patrullimit në Menbixh, ndërsa shtoi se “PKK/YPG-ja nga Menbixhi do të largohet e çarmatosur. Pas spastrimit të këtij rajoni ai do ti dorëzohet pronarëve të vërtetë të tij”.

Ai gjithashtu tha se qëllimi është që në kuadër të punimeve të kryera me Rusinë dhe Iranin të ndalojnë luftimet mes regjimit dhe opozitarëve dhe këta ti mbledhin në një tavolinë për të filluar negociatat për gjetjen e zgjidhjes politike kësaj krize.

Në anën tjetër ministri Çavusoglu tha se Byroja Federale e Hetimeve e ShBA-së (FBI) në 20 shtete federale amerikane ka nisur hetime kundër FETO-s.

Ai shtoi se homologu i tij amerikan, Mike Pompeo e kishte informuar në lidhje me këtë çështje gjatë takimit të mbajtur më 4 qershor.

“Në të vërtet Pompeo e ka informuar edhe ambasadën tonë në ShBA në lidhje me fillimin e hetimeve të FBI-së ndaj FETO-s në 20 shtete”, bëri të ditur ministri Çavusoglu.