Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, bëri me dije të hënën se vendi i tij dhe Japonia janë të gatshme të forcojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe.
“Ka më shumë entuziazëm dhe gatishmëri se kurrë në të dyja palët për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të rritur solidaritetin në çështjet rajonale”, tha Mevlut Cavusoglu në një pritje organizuar në Ambasadën e Turqisë në Tokio.
Shefi i diplomacisë turke vizitoi ekspozitën me vepra të artistëve japonezë në miniaturë dhe kaligrafi, organizuar nga Instituti “Yunus Emre” në ambientet e Rezidencës së Ambasadës së Republikës së Turqisë, si dhe bisedoi me qytetarët turq rezidentë në kryeqytetin japonez.
“Vizita ime treditore në Japoni ishte e suksesshme dhe shumë produktive. Këtu u përcolla autoriteteve japoneze kërkesat e nevojshme të qytetarëve turq”, nënvizoi ai.
Pasi tërhoqi vëmendjen se Turqia përpiqet t’u shërbejë në mënyrën më të mirë të mundshme qytetarëve të saj rezidentë jashtë shtetit dhe komuniteteve të afërme, Çavusoglu vuri në pah se Ministria e Punëve të Jashtme ka rritur dukshëm kapacitetet, cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimeve në lidhje me këtë çështje./TRT