Mevlüt Çavuşoğlu: Rusia, Irani dhe SHBA kanë përgjegjësi për shkeljet në Siri

Mevlüt Çavuşoğlu, duke folur për zhvillimet e fundit në Siri, tha se në këto shkelje "ka përgjegjësi Rusia, ka përgjegjësi Irani dhe gjithashtu ka përgjegjësi edhe SHBA-ja"

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në lidhje me sulmet e regjimit në jugperëndim të Sirisë tha se Rusia, Irani dhe SHBA kanë përgjegjësi në këto shkelje, transmeton Anadolu agency (AA).

Mevlüt Çavuşoğlu, duke folur në një transmetim direkt në NTV për zhvillimet e fundit në Siri, tha se në këto shkelje “ka përgjegjësi Rusia, ka përgjegjësi Irani dhe gjithashtu ka përgjegjësi edhe SHBA-ja”.

Ai ka rikujtuar se në marrëveshjen e Astana-s kishin shtuar në mesin e rajoneve jo-konfliktuale edhe zonën jugore të Sirisë dhe se kishin vendosur që të vepronin së bashku. Ministri Çavuşoğlu ka shpjeguar se për këtë Irani dhe Rusia kanë qenë vendet garantuese të regjimit dhe për opozitën ka qenë Turqia.

Më pas SHBA-ja dhe Rusia arritën një dakordim në lidhje me këtë rajon, ku sipas marrëveshjes së tyre në njërën anë ndodhej opozitarët dhe në anën tjetër regjimi, ka theksuar kryediplomati i Turqisë.

“Tani regjimi po sulmon këtë rajon. Kush e kreu këtë marrëveshje, SHBA-ja dhe Rusia. Tani ata kanë që të dyja përgjegjësi dhe duhet ta ndalojnë këtë. Nëse prishen të gjitha marrëveshjet atëherë zgjidhja politike, rezultatet e samitit të Gjenevës, Astana-s, Soçit nuk kanë kuptim dhe rëndësi. Këtë herë vazhdon kaosi. Për këtë arsye çdo kush duhet të përmbushë përgjegjësitë e tij. Ne në lidhe me këtë çështje e kemi bërë deklaratën tonë, por në anën tjetër është përgjegjës edhe SHBA-ja. Sepse ajo ka nënshkruar me Rusinë një marrëveshje dhe se për ndalimin e këtyre shkeljeve duhet të merren masat e nevojshme”, tha Çavuşoğlu.