Mevlut Çavuşoğlu: FBI ka filluar hetim serioz rreth FETO-s

"Ka 15 hetime serioze rreth FETO-s të nisura nga FBI në 15 shtete. FBI na ka thënë se kanë filluar ta shohin fytyrën e zezë të tyre në SHBA si rezultat i gjetjeve që kanë bërë deri më sot", tha kryediplomati turk...

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI) ka nisur hetime kundër organizatës terroriste FETO në 15 shtete amerikane, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para ligjvënësve në parlament, Çavuşoğlu tha se FBI ka filluar të shohë “fytyrën e zezë” të FETO-s në SHBA.

“Ka 15 hetime serioze rreth FETO-s të nisura nga FBI në 15 shtete. FBI na ka thënë se kanë filluar ta shohin fytyrën e zezë të tyre në SHBA si rezultat i gjetjeve që kanë bërë deri më sot”, tha kryediplomati turk.

“Madje na kanë thënë se kanë filluar disa arrestime në disa vende, përfshirë New Jersey-n”, shtoi Çavuşoğlu.

Ministri turk vuri në dukje se presidenti amerikan Donald Trump ka thënë gjatë takimit të G20-tës në Argjentinë se janë duke punuar për ekstradimin e udhëheqësit të FETO-s, Fetullah Gülen.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Gülen, orkestruan tentativën për grusht shteti në korrik të vitit, nga e cila 251 persona ranë dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n për zhvillimin e një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht ushtri, polici dhe gjyqësor.