Mevlut Çavuşoğlu do të qëndrojë për vizitë dyditore në Irak

Pritet që ministri turk të takohet edhe me udhëheqësit politik të Irakut, përfaqësuesit e komunitetit turkmen, si dhe të mbajë takime të nivelit të lartë në Erbil

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Irak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton MPJ e e Turqisë, gjatë vizitës zyrtare dyditore Çavuşoğlu do të pritet nga presidenti i Irakut, Barham Salih.

Pritet që ministri turk të takohet edhe me udhëheqësit politik të Irakut, përfaqësuesit e komunitetit turkmen, si dhe të mbajë takime të nivelit të lartë në Erbil.

Gjatë vizitës që do të realizohet të enjten dhe të premten, pritet të diskutohen marrëdhëniet midis Turqisë dhe Irakut, përfshirë mundësitë e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht rindërtimin e Irakut.