Meta: Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut

''Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës''

Meta në një status në facebook thekson se Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale të aktorëve politike.
“Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë!”

Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut.Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa!”, shkruan Meta.