Meta negociator mes qeverisë e opozitës? Presidenti: Nevojitet sa më shpejt një bashkëpunim

Nga Lezha, ku ndodhet për ditën e dytë të Samitit të Diasporës, presidenti Ilir Meta është pyetur mbi mundësinë që ai të jetë negociator mes mazhorancës dhe opozitës.

Nga Lezha, ku ndodhet për ditën e dytë të Samitit të Diasporës, presidenti Ilir Meta është pyetur mbi mundësinë që ai të jetë negociator mes mazhorancës dhe opozitës.

Presidenti i Republikës nuk ka një përgjigje për ata që i kërkojnë të bëhet katalizator i një tryeze dialogu mes mazhorancës dhe opozitës me qëllim zgjidhjen e krizës politike. I pyetur nëse pranon të bëjë negociatorin, Ilir Meta u kufizua që të bëjë thirrje për bashkëpunim.

“Besoj mesazhi i 2 marsit është më se aktual: Duhet të punojmë për bashkim dhe bashkëpunim, jo vetëm çdo 2 Mars e 28 Nëntor, por çdo ditë, në mënyrë që ta fitojmë mundësinë për çeljen e negociatave në qershor, bashkë edhe me Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Presidenti.

Meta nuk pranoi as të komentonte refuzimin e Lulzim Bashës për t’u takuar me Ramën.

“Nuk kam asnjë koment sot. I vetmi apel është për bashkëpunim, për bashkim, për reflektim për të parë më larg”, tha ai, raporton Top Channel.

Kreu i Shtetit ishte në Lezhë ku mori pjesë në Samitin e dytë të Diasporës, që përkujtoi dhe 575 vjetorin e Besëlidhjes.

“Uroj qe ky kuvend i Lezhës të na ndihmojë edhe ne te ngrihemi mbi interesat afatshkurtra Na duhet te jemi me te dashur me njëri tjetrin dhe ta gjykojmë më pak veten. Rruga evropiane e Shqipërisë e ka burimin te Skënderbeu dhe Besëlidhja e Lezhës, theksoi Presidenti, duke apeluar që shqiptarët të mësojnë nga historia e tyre.