Merret vendimi, Saimir Tahiri dënohet me 5 vjet burg

Pas një seance gjyqësore maratonë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka dënuar me 5 vjet burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri është shpallur fajtor vetëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa ka rënë akuza për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal, transmeton OraNews.

Dënimi për Tahirin do të konvertohet në 3 vjet shërbim prove. Ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar.

Ndërkohë ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaled Çela, është dënuar me 3.4 vjet burg.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar 12 vjet burg për Tahirin dhe me uljen e 1/3 së dënimit nga gjykimi i shkurtuar ai duhet të bënte 8 vjet burg nëse gjykata do të pranonte kërkesën.