Merr fund vuajtja, Vllaznia rikthehet aty ku i takon

Vuajtjet e Vllaznisë marrin fund, shkodranët shtypin Erzenin dhe sigurojnë ngjitjen në Superligë...

Vllaznia ka fituar 0-3 kundër Erzeznit në një sfidë, të lehtë për shkodranët, të cilët kanë dominuar totalisht dhe kanë siguruar ngjitjen në elitë.

Shijakasit janë larg ngjitjes në të Parën, ndryshe nga shkodranët të cilët tashmë vetëm matematikisht nuk e kanë siguruar Superioren.Image result for erzeni vllaznia

Të dyja ekipet e kishin vlerësuar sfidën, ndërsa pjesa e parë është mbyllur 0-0, ndonëse raste nuk munguan për të dyja ekipet, me Mahmutajn për vendasit si dhe Zogajn e Xhuniorin për shkodranët kryesues.

Shkodranët i kanë shënuar të gjithë golat në pjesën e dytë. Ishte Xhunior ai që shënoi i pari, ndërsa Tafili e ndoqi duke sjellë golin e dytë.

Zeqja tundi rrjetën për herë të tretë dhe i dha fund ndeshjes dhe vuajtjes së Vllaznisë në Kategorinë e Parë. Ky ishte trepikëshi që i siguron ngjitjen në Kategorinë Superiore Vllaznisë.Image result for erzeni vllaznia