Merkel-Macron krijojnë buxhet ekstra për zonën euro

Takimi i tyre parapërgatitor për samitin e BE-së më 28-29 Qershor, ishte quajtur “momenti i të vërtetës” nga ministri i Financave në Francë, për marrëdhëniet dypalëshe, shkruan "Top Channel".

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Emanuel Macron ranë dakord të martën për të krijuar një buxhet për zonën euro.

Ata e përshëndetën këtë marrëveshje si një “kapitull të ri” për monedhën e Bashkimit Europian, por nuk dhanë detaje të tjera, pasi ato do të përpunohen më vonë me anëtarët e vendeve të tjera të unionit.

Takimi i tyre parapërgatitor për samitin e BE-së më 28-29 Qershor, ishte quajtur “momenti i të vërtetës” nga ministri i Financave në Francë, për marrëdhëniet dypalëshe, shkruan “Top Channel”.

Kjo pasi Franca kishte kohë që i bënte presion Berlinit për të ndërmarrë disa reforma në Eurozonë, për t’i dhënë nxitje rritjes ekonomike dhe forcimit të monedhës së përbashkët.

Pas takimit palët deklaruan se ky buxhet do të nxiste ndjeshëm rritjen e konkurrencës ekonomike brenda bllokut, ndërsa thanë se masat pritet të shtrihen deri në vitin 2021.