Megaoperacioni në Elbasan, ja kush është i arrestuari kryesor (Emri)

Zbulohet emri i një prej personave të arrestuar në megaoperacionin e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se i arrestuari kryesor është Hysni Ndreu, oficer policie.

Janë 27 urdhër-arreste të nxjerra nga prokuroria e Elbasanit, ndërkohë që janë ekzekutuar gati gjysma e tyre. Hetimi ka nisur nga SHKBB që në vitin 2020 dhe është shtrirë në disa burgje dhe në disa qytete. Të përfshirë në këtë operacion janë të dënuar, efektivë rendi dhe policisë së burgjeve.

Në bashkëpunim këta zyrtarë lejonin lojëra fati në institucionet e vuajtjes së dënimit si dhe hyrjen e sendeve të paligjshme dhe drogës. Urdhër arrestet janë dhënë për veprat penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.