Më shumë se 1.000 hebrenj fanatikë bastisin Mesxhid-i Aksanë

Në ditën e katërt të festës Sukhoth, një nga festat kryesore të judaizmit, më shumë se 1.000 hebrenj fanatikë kanë kryer bastisje në Mesxhid-i Aksa

 Në ditën e katërt të festës Sukhoth, një nga festat kryesore të judaizmit, më shumë se 1.000 hebrenj fanatikë kanë kryer bastisje në Mesxhid-i Aksa, që ndodhet në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Drejtoria e Vakëfeve Islame në Kuds thuhet se hebrenjtë fanatikë që nga orët e para të mëngjesit të shoqëruar nga policia izraelite kanë kryer bastisje në Harem-i Sherif duke hyrë në grupe nga porta El Megaribe në pjesën jugperëndimore të Mesxhid-i Aksasë.

Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se ka tejkaluar 1.000 numri i hebrenjve fanatikë që kanë bastisur Aksanë ndërsa vihet theksi se më parë në Mesxhid-i Aksa nuk është kryer një bastisje me një numër kaq të madh brenda ditës të hebrenjve fanatikë.

Përderisa palestinezët që kanë vizituar Mesxhid-i Aksanë kanë reaguar ndaj kësaj bastisjeje, në rrjetet sociale janë publikuar pamje ku një palestinez arrestohet nga policia izraelite.

Në katër ditët e fundit ka arritur në 2.000 numri i hebrenjve fanatikë që kanë kryer bastisje në Mesxhid-i Aksa për shkak të festës Sukhoth.

Me rastin e festës Sukhoth e cila ka filluar ditën e hënë dhe do të vazhdojë për një javë, organizatat joqeveritare hebreje fanatike shpesh herë bëjnë thirrje për bastisje në Mesxhid-i Aksanë të cilën ata e emërojnë si “Kodra e Tempullit”.

Bastisjet e hebrenjve kanë filluar në vitin 2003

Bastisjet e hebrenjve ndaj Mesxhid-i Aksasë kanë filluar në vitin 2003 me një vendim të njëanshëm të policisë izraelite.

Autoritetet izraelite këmbëngulin në bastisjet e vazhdueshme, pavarësisht të gjitha presioneve nga Drejtoria e Vakëfeve Islame në Kuds e cila është e lidhur me Ministrinë e Fondacioneve dhe Çështjeve Islame të Jordanisë.

Hebrenjtë fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite në zonën e rrethuar me mur në Harem-i Sherif hyjnë dy herë në ditë në mëngjes dhe pasdite nga porta El Megaribe në pjesën jugperëndimore të Mesxhid-i Aksasë.

Mesxhid-i Aksa e cila ndodhet në zonën e Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor nën pushtim, ka cilësinë e kibles së parë për muslimanët.

Nën këtë kompleks, ku krahas xhamisë së Kibles dhe xhamisë Kubbetu’s Sahra gjenden edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë janë duke kryer gërmime me arsyetimin se aty “gjenden mbetjet e Tempullit të Sulejmanit”, duke pretenduar të drejtën për të kryer rite fetare në Aksa.