Seanca e ditës së sotme në Kuvend është shoqëruar me tensione të shumta. Deputetët e opozitës fillimisht bllokuan foltoren me karrige ndërsa më pas deputeti Ervin Salianji hodhi tymuese blu në sallë.
Pavarësisht rrëmujës së shkaktuar brenda sallës, pikat në rendin e ditës kaluan pa diskutim, direkt ne votim. E ndërsa ajri rëndohej mnga tymueset e hedhura nga deputeti Salianji, Lindita Nikolla lexoi të gjitha pikat të cilat u miratuan nga deputetët e mazhorancës.
Deputeti Sali Berisha duket se pati probleme me frymëmarrjen, ai u largua për pak minuta nga salla, por u rikthye sërish.
Seanca e ditës së sotme përfundoi me miratimin e të gjitha vendimeve të cilat ishin në rendin e ditës.