Mbreti i Arabisë Saudite miraton projekte miliarda dollarëshe për Rijadin

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman miratoi të mërkurën realizimin në kryeqytetin Riyadh të projekteve me vlerë 29.9 miliardë rijal (7.97 miliardë dollarë), të fundit në një seri njoftimesh të investimeve të profilit të lartë, që sinjalizojnë mbështetjen për djalin dhe trashëgimtarin e tij.

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman miratoi të mërkurën realizimin në kryeqytetin Riyadh të projekteve me vlerë 29.9 miliardë rijal (7.97 miliardë dollarë), të fundit në një seri njoftimesh të investimeve të profilit të lartë, që sinjalizojnë mbështetjen për djalin dhe trashëgimtarin e tij.

Televizioni Shtetëror tregoi Mbretin Salman dhe djalin e tij, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, duke dëgjuar një konferencë mbi projektet e zhvillimit në fusha që variojnë nga shëndetësia, arsimi dhe strehimi në transportin publik dhe shërbimet shtetërore.

Përveç 360 projekteve të reja të njoftuara të mërkurën, mbreti shpalli hapjen e 921 projekteve të tjera tashmë të ndërtuara, për një tjetër shumë prej 52.3 miliard rijal.

Guvernatori i Rijadit, Faisal bin Bandar tha në një fjalim gjatë ceremonisë televizive, se projektet e zhvillimit ishin pjesë e vizionit të vitit të mbretërisë, për vitin 2030, duke iu referuar një programi reformash ekonomike të nisur nga princi i kurorës.

Princi i kurorës Mohammed, 33 vjeç, me kursin për t’u bërë mbret i parë saudit nga një brez i ri pas një linje prej gjashtë vëllezërve që drejtojnë nga 1953-shi, është zotuar të reformojë ekonominë dhe të lehtësojë rregullat e rrepta shoqërore të Arabisë Saudite, raporton Top Channel.

Reputacioni i tij ndërkombëtar u dëmtua seriozisht vitin e kaluar nga vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, në konsullatën saudite në Stamboll në tetor. Riadi fillimisht mohoi vrasjen, por që atëherë ka pranuar se agjentët e saj e kanë kryer atë, ndonëse thotë se lidershipi nuk ishte i përfshirë.

Në nëntor, mbreti Salman vizitoi mbretërinë me princin e kurorës dhe nisi me miliarda dollarë projekte zhvillimi, në atë që shihej si një përpjekje për të mbështetur statusin e trashëgimtarit të tij pas dyshimeve në vazhdën e çështjes Khashoggi.

Mbreti Salman shërbeu si guvernator i Rijadit për pesë dekada, gjatë të cilit kryeqyteti u rrit nga një qytet i vogël i shtëpive të argjilës, në një metropol me rrokaqiejt, qendra tregtare dhe infrastrukturë moderne.