Mbi 3 mijë numri i të vdekurve nga Koronavirusi në Kinë

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, 31 njerëz kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa janë zbuluar 139 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 80.270

Numri i të vdekurve nga shpërthimi koronavirusit të ri COVID-19 në Kinë është rritur në 3.014, njoftuan autoritetet e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, 31 njerëz kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa janë zbuluar 139 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 80.270.

Viktimat e reja janë regjistruar në epiqendrën e epidemisë, provincën Hubei.

Të paktën 32.870 persona aktualisht janë nën kujdes mjekësor, ndërsa numri i pacientëve të liruar nga spitalet ka arritur në 52.045.

I zbuluar fillimisht në qytetin Wuhan në dhjetor, koronavirusi është përhapur në të paktën 80 vende.

Pasi e shpalli epideminë si emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, Organizata Botërore e Shëndetësisë javën e kaluar e ngriti nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”.

Si pjesë e përpjekjeve për të kontrolluar epideminë, qeveritë kanë mbyllur kufijtë dhe kanë pezulluar udhëtimet tokësore dhe ajrore me vendet me të prekura, si Kina, Irani dhe Italia.