Mbi 1900 hektarë tokë nën ujë në Shkodër, situata më problematike në Obot

1920 hektarë tokë janë nën ujë në qarkun e Shkodrës.

Rreth 1000 hektarë tokë janë nën ujë në Njësinë Administrative Ana e Malit, ku situata mbetet më problematike në fshatin Obot.

Gazetari Teodor Gjerga raporton se rruga që lidh këtë fshat me Shkodrën është e pakalueshme me makina të ulëta, por vetëm me makinat e ushtrisë, pasi niveli i ujit në këtë fshat shkon mbi 50 cm.

Banorët e fshatit përdorin edhe varka për të lëvizur brenda fshatit.

Edhe në Njësinë Administrative të Dajçit, të Bërdicës ka pasur prani të shtuar të ujit.

Kjo situatë ka ardhur pas rritjes së kuotës në Liqenin e Shkodrës, ku aktualisht është 8.55 cm nga 8.70 cm që është kuota maksimale.

Ndërkohë brenda në qytetin e Shkodrës rrezikohet që të përmbytet Pedonalja.