Mbahet sot në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit, të pranishëm liderët e Ballkanit

Ditën e sotme në Tiranë, do të mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit. Përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin sot pjesë në këtë samit, i cili për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti dje në Tiranë, ndërsa i pranishëm në samit do të jetë edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Nuk mund të mungonte kancelari gjerman, Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit.

Pjesë e Samitit do të jetë dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron shtyu pjesëmarrjen për të mbëritur në Tiranë pasditen e sotme.

Ndërkohë, të pranishëm do të jenë edhe 6 përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimorë, përfshirë këtu edhe kryeministrin Ed Rama. Për herë të parë, që pas përplasjeve me Ramën, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nga radhët e Serbisë pritet që të marrë pjesë kryeministrja Ana Brnabic dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.

AXHENDA

  • 11:00– Mbërritja dhe pritja, mundësi foto e liderëve me mikpritësin e samitit: Vendodhja: Tek Piramida, Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”
  • 11:30Fjala e hapjes (3 minuta)
  • E. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë H.E. Olaf Scholz, kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë
  • E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
  • E. Charles Michel, President i Këshillit të BE-së
  • 12:00 – Sesioni I i Punës: “Integrimi i Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE” Vendi: Salla kryesore e Piramidës
  • Formati: 1+2
  • Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)
  • 13:30 –Foto familjare
  • 14:00 – Dreka e punës: “Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe çështjet dypalëshe: Drejt një paradigme të re evropiane” Vendi: restorant Padam
  • Formati: 1+0
  • 15:30 – Sesioni II i punës: “Mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe mundësitë për investime dhe rritje” Vendi: Salla kryesore e Piramidës
  • Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)
  • 16:45– Përurimi i Kolegjit të Evropës, Tiranë
  • Përshëndetje nga znj. Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Evropës
  • Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit
  • Majlinda Dhuka
  • E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
  • E. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
  • Ora 17:30 – Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale për Njohje Reciproke te Vendi i Kualifikimit Profesional: Piramida
  • 17:45-Konferencë e përbashkët për shtyp
  • E Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
  • E. Olaf Scholz, kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë H.E Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
  • Vendi: Piramida
  • 18:30 – Ceremonia e hapjes së Piramidës
  • Video projeksion i Piramidës
  • Fjalimet (Kryetari i AADF, Përfaqësues i TUMO-s, Kryetar i Bashkisë Tiranë, Kryeministri Rama)
  • Përvoja e shfaqjes së dritës në VR
  • Turne me guidë në Demonstrimin e Robotikës Piramidale. Në këtë event dhe turne janë të ftuar edhe bashkëshortët e liderëve
  • 19:30 – Fundi i eventit.