Maunat me barna të Gjysmëhënës së Kuqe Turke hynë në Gazë

Maunat me ilaçe të dërguara nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay) në Gazë, që mbahet nën bllokadë nga Izraeli, kaluan nga Porta Kerem Ebu Salim, që gjendet në jug të qytetit.

Maunat me ilaçe të dërguara nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay) në Gazë, që mbahet nën bllokadë nga Izraeli, kaluan nga Porta Kerem Ebu Salim, që gjendet në jug të qytetit.

Sipas informacioneve të marra nga autoritetet në Portën Kerem Ebu Salim, maunat, që transportonin ilaçet e dërguara nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, mbërritën në Gazë në orët e mbrëmjes.

Një delegacion i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Kerem Kınık shkoi dje në Gazë për të shpërndarë ndihmat e ilaçeve. Kënëk, në deklaratën e bërë pasi delegacioni mbërriti në rajon, bëri të ditur se ndihmat me ilaçe, që mbërritën në Gazë, janë afërsisht 8,5 ton.

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Gazë, në një deklaratë të bërë më parë, duke paralajmëruar se në qytet po merr fund sektori i shëndetësisë, bëri thirrje për ndihma emergjente.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke edhe në muajin maj kishte dhënë ndihma me ilaçe dhe pajisje shëndetësore për Gazën./TRT