Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, i ka bërë thirrje ministrit të Jashtëm të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, për zbardhjen dhe gjetjen e përgjegjësve të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, në konsullatën e Arabisë Saudit në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sekretari Mattis është takuar me ministrin saudit Jubeir në një darkë pune në kuadër të takimit të dialogut Manama të zhvilluar në Bahrein, ku pasi ka vënë në dukje se duhet të zhvillohet një hetim i plotë dhe gjithëpërfshirës në lidhje me vrasjen Khashoggit, ai ka thënë se “Duhet të dimë se çfarë ka ndodhur”.
Në një deklaratë për gazetarët që udhëtojnë me Mattis, ai tha se Jubeir i ka shprehur atij se “se nuk kanë asnjë rezervim për kryerjen e një hetimi transparent”.
– “SHBA mund të hedhë hapa shtesë”
Në anën tjetër, Mattis në një fjalim të mbajtur në konferencë ka bërë të ditur se vrasja e Khashoggit kërcënon stabilitetin në rajon dhe se Departamenti Amerikan i Shtetit mund të ndërmarrë hapa shtesë kundrejt përgjegjësve të vrasjes.
– Vrasja e Khashoggit
Qeveria e Arabisë Sauditet ka deklaruar më parë se gazetari Khashoggi ka “vdekur si rezultat i një grindjeje të përjetuar në ndërtesën e konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll ku ai kishte hyrë me 2 tetor dhe që pas asaj kohe nuk ka patur ndonjë lajm rreth tij.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare saudite të lajmeve SPA, theksohet se si rezultat i hetimeve të kryera nga kryeprokuroria e Arabisë Saudite pretendohet se Jamal Khashoggi pasi ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll “ka debatuar me disa persona të pranishëm sauditë dhe më pas debati është përshkallëzuar në grindje ku dhe si rezultat i kësaj Khashoggi ka humbur jetën”.