E çuditshme por e vërtetë. Super goditja e Juventusit në këtë merkato vere, që ka kushtuar rreth 75 mln euro, ditën e sotme është prezantuar i vetëm në konferencën për shtyp të organizuar nga bardhezinjtë.
Ish-kapiteni i Ajax, vetëm 19 vjeç, natyrisht, transferimi i të cilit u “pikturua” me shumë ngjyrime dhe madje pati edhe një pompozitet të jashtëzakonshëm mediatik, ndoshta mund të kishte pasur nevojë për Nedved ose Paratici përkrah, ashtu si ndodhi me Ramsey apo edhe figura të tjera.
“Vij nga një eksperiencë me Ajax ku kam luajtur shumë dhe ndaj edhe pse jam vetëm 19 vjeç, kam shumë përvojë të akumuluar, por dua të mësoj nga futbollistët më të vjetër dhe ekspertë në moshë për t’u përmirësuar edhe më shumë”.
“Juventusi është hapi i parë që unë hedh jashtë vendit tim, por ishte një nder i madh dhe jam i lumtur për të gjithë entuziazmin që tifozët më kanë demonstruar”.
Gjatë prezantimit të tij si juventin, De Ligt ka folur mbi fanellën me numër “4” të zgjedhur, ashtu si te Ajax, por edhe për tifozerinë bardhezi, të cilit i ka lënë mbresa.
“Për mua numri 4 është i veccantë sepse që i ri dhe edhe përpara, në skuadër kam luajtur me këtë fanellë. Këtu ishte e lirë, kam dëgjuar shumë histori mbi këtë numër dhe kam një trashigimi të rëndësishme për të mbajtur mbi supe…”.
“Presion? Normalisht që në futboll ka shumë presion. Kur një klub të blen me këtë ccmim do të thotë shumë. Për të qenë një futbollist i madh duhet të dish të menaxhosh presionin. Unë, sidoqoftë, përpiqem të luaj rolin tim, nuk është problem”.
Por, si i duket tifozeria e Juventusit? “Kemi luajtur me Ajax në çerekfinale këtu në Torino dhe mbeta i habitur nga tifozeria, mënyra se si bërtisnin dhe bënin tifo. Ishte e jashtëzakonshme, do të jetë sfidë e madhe për mua. Eshtë një stadium i madh. i vogël, por me shumë tifozë afër fushe. Stadiumi është i madh, edhe tifozët gjithashtu”.
I pyetur ne lidhje me zgjedhjen e tij të bërë “pro” Juventusit, kur kishte oferta nga Barcelona dhe PSG, por edhe ekipe te tjera, mbrojtësi holandez De Ligt u shpreh:
“Doja të pushoja me qetësi duke menduar për të ardhmen time… E dija që do të shkoja te Juventus, sepse të shohësh që një futbollist si Cristiano Ronaldo të kërkon që të bashkohesh me të, më kënaqi jashtë mase”.
“Por, nuk është se bëri diferencën ftesa e tij, sepse unë e dija që përpara se do të vija këtu”.
De Ligt u pyet edhe mbi objektivat:
“Ka tre kompeticione, katër bashkë me Superkupën, të shohim se çfarë do të bëjmë: ne duam që të fitojmë gjithçka. Çdo kompeticion tek i cili merr pjesë Juventusi, e bën për të fituar dhe ne do të provojmë”.
“Zgjedhja ime ishte një proces i gjatë. Italia është një vend ku ka shumë traditë në mbrojtje: për mua ishte një sfidë e madhe, Juventusi tregoi se besonte shumë te unë. Pse Juventus dhe jo Barcelona apo PSG? Ka shumë motive pse zgjodha këtë fanellë, por në fund ishte ndjesia që më dha kjo skuadër në krahasim me të tjerat”.
Duke folur në lidhje me Maurizio Sarrin, trajnerin bardhezi, De Ligt ka rrëfyer edhe telefonatën me të.
“Po, kemi biseduar në telefon. Ai është një nga motivet dhe ndoshta më i forti që zgjodha Juventusin. Foto ime me fanellën bardhezi? Kisha fanellën e Juventusit sepse admiroja Fabio Cannavaro si i ri, ishte një nga idhujt e mi: kishte fituar Kupën e Botës, por në përgjithësi ambjenti bardhezi më ka apasionuar shumë”.
De Ligt ka folur edhe rreth fanellës bardhezi kur ishte i vogël, te foto e publikuar së fundmi nga mediat, duke zbuluar:
“Foto ime me fanellën bardhezi? Mendoj isha 7 vjeç. Kisha fanellën e Juventusit sepse admiroja Fabio Cannavaro si i ri, ishte një nga idhujt e mi: kishte fituar Kupën e Botës, por në përgjithësi ambjenti bardhezi më ka apasionuar shumë”.