“Marubi”, muzeu i parë dhe i veçantë i fotografisë në Shqipëri

Pjesë e koleksionit të fotografive janë tematika të ndryshme që i përkasin kulturës shqiptare, urbanistikës, veshjeve kombëtare shqiptare, përfaqësive të huaja diplomatike, personaliteteve dhe zyrtarëve të lartë, ngjarjeve të ndryshme në vend...

Hapja e studios së parë fotografike në vitin 1856 në Shkodër, do të shënonte edhe fillimin e rrugëtimit të gjatë të një prej institucioneve unike të fotografisë shqiptare, me një trashëgimi kulturore unike.

Muzeu përmban një koleksion të rrallë me rreth 500 mijë negativë

Aktiviteti i studios së themeluar nga piktori dhe fotografi italian Pietro Marubi (Pjetër Marubi) do të pasurohej edhe nga breza të tjerë fotografësh nga familja Marubi, si nga shqiptarët që e trashëguan studion duke marrë edhe mbiemrin, Kel Marubi dhe djali i tij, Geg Marubi, por edhe të tjerë fotografë shqiptarë.Në vitin 1970 u themelua Fototeka “Marubi” dhe në maj të vitit 2016, me koleksionet e fototekës u inaugurua Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër, i cili sot konsiderohet si një nga muzetë unik në Evropë.

Muzeu sot përmban një koleksion të rrallë me fotografi me rreth 500 mijë negativë në teknika dhe formate të ndryshme, si dhe aparate fotografikë, dokumente të ndryshme dhe portrete të fotografëve shqiptarë.“Marubi”, muzeu i parë dhe i veçantë i fotografisë në Shqipëri

Dosja “Marubi” gati për dorëzim pranë UNESCO-s

Ndërkohë, në lidhje me ketë muze është zyrtarizuar nga institucionet shqiptare plotësimi përfundimtar i dosjes “Marubi” e cila do të paraqitet për kandidim pranë UNESCO-s, në programin “Memory of the World Register”, program i cili mbron trashëgiminë kulturore dokumentare të njerëzimit.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA) drejtori i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Luçjan Bedeni, shprehet se historia e arkivit të këtij muzeu fillon nga një italian i cili për shkak të disa problemeve politike në Itali ai emigron në Shqipëri, që vendos të hapë studion e tij të fotografisë në Shkodër.“Marubi”, muzeu i parë dhe i veçantë i fotografisë në Shqipëri

“Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi në brendësinë e tij ka një prej arkivave do të thoja më të mëdha të Evropës sa i përket fotografive, duke qenë se në këtë arkiv ndodhen rreth gjysmë milioni imazhe. Imazhet i përkasin harkut kohor që nga vitet 1858 deri në vitet 1980. Kjo patjetër që është një periudhë e mirë dokumentuar nga të gjithë këto fotografë të cilët janë rreth 13 të ndryshëm në arkivin e Muzeut Marubi”, thekson Bedeni.

Bedeni shprehet se në Shtetin Osman, në periudhën e Sulltan Abdulhamitit të Dytë, lulëzoi edhe fotografia, ndaj jo më kot sipas tij, “kemi edhe prezencën e Marubit në Shkodër, apo të shumë fotografeve të tjerë, edhe në Stamboll”.

Në arkivin e muzeut gjenden gjysmë milioni imazhe prej të cilave sipas Bedenit gjysma i përkasin materialit të filmave në negativ dhe pjesa tjetër janë negativë prej xhami. “Të gjitha këto janë unike, nuk është se janë kopje të stampuara, ndaj dhe kjo është një veçanti e muzeut tonë që e rendit muzeun në një ndër muzetë me arkivat më të veçanta të Evropës. Ne jemi kandidat për t’u bërë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s”, thekson drejtori i këtij institucioni muzeor.“Marubi”, muzeu i parë dhe i veçantë i fotografisë në Shqipëri

Pjesë e koleksionit janë tematika të ndryshme

Pjesë e koleksionit të fotografive janë tematika të ndryshme që i përkasin kulturës shqiptare, urbanistikës, veshjeve kombëtare shqiptare, përfaqësive të huaja diplomatike në Shqipëri, personaliteteve dhe zyrtarëve të lartë, ngjarjeve të ndryshme politike dhe kulturore në vend, diplomatëve të ndryshëm dhe familjeve shkodrane.

Në muze ka edhe një numër të konsiderueshëm të aparateve fotografikë dhe sendeve të tjera ndihmëse për realizimin e fotografive, ndërsa një pjesë e koleksionet të imazheve është digjitalizuar dhe është online për publikun.

“Fotografitë u përkasin 13 fotografëve, i përkasin familjes Marubi dhe pastaj disa fotografëve të tjerë në periudha të ndryshme kohore deri në vitet 1980, të cilët janë të gjithë fotografë shqiptarë dhe janë kryesisht nga Shkodra”, tregon më tej Bedeni.“Marubi”, muzeu i parë dhe i veçantë i fotografisë në Shqipëri

Përveç të realizuara në Shkodër, fotografitë kanë një shtrirje edhe në qytete të tjera të vendit, si Tiranë, Durrës, dhe nga udhëtimet që vetë fotografët bënin në disa shtete.

Vizitorët dhe studiuesit kanë një interes të konsiderueshëm për muzeun, një interes që ka qenë gjithnjë në rritje deri në momentin e pandemisë dhe Bedeni thekson se pandemia ka një efekt negativ në numrin e turistëve.

Krijimi i këtij muzeu synon ruajtjen dhe promovimin e kësaj trashëgimie kulturore unike në kulturën shqiptare dhe zhvillimin e mëtejshëm të artit dhe studimeve rreth fotografisë.“Marubi”, muzeu i parë dhe i veçantë i fotografisë në Shqipëri