Marrin fund aventurat e binjakëve që bënin “namin” me grabitje në Itali

Dy vëllezërit akuzohen se kanë kryer më shumë se 100 vjedhje në territorin italian.

Përfundon aventura e dy vëllezërve binjakë në Itali, të cilët kishin bërë kërdinë me grabitje, transmeton Ekspress.

Dy vëllezërit Edmond dhe Eduard Trushi janë dy binjakë identikë në të gjitha përveç gjurmëve të gishtërinjve.

Pasi ishin arrestuar disa herë nga policia në shkelje e sipër, asnjë prej binjakëve nuk është dënuar pasi ADN-ja e të dyve ishte tejet e ngjashme dhe asnjë prej gjyqtarëve nuk e merrte përsipër që t’i gjykonte.

Kjo pasi mund të dënonin binjakun e gabuar për një krim që e ka kryer tjetri.

Megjithatë edhe “aventura” e tyre ka marrë fund pasi disa ditë më parë gjykata e Pordenones lëshoi ​​një dënim të shkallës së parë kundër Eduardit. Hajduti 34-vjeçar u dënua për dyzet vjedhje dhe marrjen e sendeve të vjedhura në provinca të ndryshme: Mantova, Pordenone, Treviso dhe Venecia.

Gjykatësi dënoi Eduardin me gjashtë vjet dhe dhjetë muaj burg, për t’i shtuar pesë viteve të vendosura më parë për 15 krime të tjera që tashmë rëndojnë mbi të.

Dy vëllezërit akuzohen se kanë kryer më shumë se 100 vjedhje në territorin italian.

Binjakët vepronin natën teksa pronarët e banesave flinin, shpesh duke synuar vila të mëdha.