Marrëveshje e re tregtare, SHBA-Meksike-Kanada zëvendësojnë NAFTA-n

Pas diskutimeve intensive të minutës së fundit përpara skadimit të afatit në mesnatë, zyrtarët amerikane dhe ata kanadeze njoftuan arritjen e një marrëveshjeje të re tregtare që mundëson një pakt të modifikuar trepalësh me Meksikën.

Pas diskutimeve intensive të minutës së fundit përpara skadimit të afatit në mesnatë, zyrtarët amerikane dhe ata kanadeze njoftuan arritjen e një marrëveshjeje të re tregtare që mundëson një pakt të modifikuar trepalësh me Meksikën,raporton Top Channel.

Ujdia zëvendëson NAFTA-n, marrëveshjen për tregti të lirë të Amerikës Veriore, ekzistuese prej mëse një çerek shekulli.

Pakti SHBA-Meksike-Kanada mbështet një tregti vjetore prej 1.2 trilionë dollarësh dhe pritet të nënshkruar brenda 60 ditësh nga liderët e tre vendeve firmëtarë.

Çfarë është në thelb marrëveshja e re? Detajet e sakta të saj nuk janë zbardhur ende, por pritet gjerësisht të përmbaje masa të rëndësishme për industrinë kanadeze të bulmetit dhe eksportin e makinave në SHBA.

Fermerëve amerikane do t’u rritet në gati 3,5% qasja ndaj produkteve kanadeze të qumështit. Kanadaja ndërkohë duket se ka arritur të sigurojë një lloj mbrojtjeje të industrisë së automjeteve nga tarifat e mundshme amerikane.

Ato mbi alumini dhe çelikut nga ana tjetër, për momentin do të mbeten në fuqi. Trump e kishte shndërruar qëndrimin e tij kritik ndaj NAFTA-s në pjesën qendrore të fushatës së televizioneve elektorale në 2016-ten.

“Marrëveshja më e keqe tregtare mbase e nënshkruar ndonjëherë, por pa dyshim më e keqja e firmosur në këtë vend”, patë thënë ai për NAFTA-n, duke e fajësuar atë për humbjen e vendeve të punës në Amerike që kur hyri në fuqi në vitin 1994.