Maqedonia e Veriut publikon rezultatet e censusit, 1/4 Shqiptarë

Sipas të dhënave të shpallura nga rezultatet e regjistrimit të vitit të kaluar nga Enti Shtetëror i Statistikave, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 2.097.319 shtetas të vendit, prej të cilëve 1.836.713 janë rezident dhe 260.606 jo rezident, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga numri i përgjithshëm i të regjistruarve në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht të banorëve rezident dhe jo rezident, 54,21 për qind janë regjistruar maqedonas, 29,52 për qind shqiptar, 3,98 për qind turq, 2,34 për qind romë, 1,18 për qind serb, 0,87 për qind boshnjak dhe 0,44 për qind vllahë.

Përsa i përket përqindjes së banorëve rezident në vend, 58,44 për qind maqedonas, 24,3 për qind shqiptar, 3,86 turq, 2,53 romë, 1,3 për qind serb, 0,87 boshnjak dhe 0,47 vllahë.

Maqedonia e Veriut për herë të fundit ka mbajtur regjistrim në vitin 2002. Në vitin 2011 filloi të realizohet regjistrimi, por u ndërpre pasi anëtarët e komisionit të regjistrimit dhanë dorëheqje kolektive dhe të parevokueshme.