Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, filloi Kongresi Ndërkombëtar Studentor që këtë vit organizohet për herë të pestë nga ana e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), raporton Anadolu Agency (AA).
Në hapjen e kongresit të mbështetur nga Drejtoria e Qendrës Kulturore Ataturk nga Turqia që organizohet në kampusin e IBU-së, morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, studentë dhe akademikë.
Duke folur në hapjen e kongresit, rektori i universitetit İsmail Kocayusufoğlu e cilësoi këtë aktivitet si shumë të rëndësishëm.
“Deri tani kanë marrë pjesë 135 studentë nga 40 shtete. Fakti që mendjet e reja kontribuojnë në paqen botërore, bën që ne ta shohim ardhmërinë me shpresë”, tha Kocayusufoğlu.
Ndërkohë, drejtori i Studimeve Shkencore pranë Qendrës Kulturore Ataturk, Murat Altan Erik, theksoi se ashtu sikurse deri më tani, edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për të gjitha kongreset që do të realizohen.
Pas fjalimeve, drejtori i kompanisë TAV Airports-Shkup, i ftuar si folës dhe mysafir nderi, Alper Tunga Ersoy, ndau me studentët përvojat e institucionit që përfaqëson dhe përvojat e tij personale.
Kongresi me temë “Investimi te të rinjtë për një të ardhme të qëndrueshme”, do të përfundojë ditën e nesërme.