Maqedoni e Veriut, shoqatat turke shpërndajnë kurbane për familjet në nevojë

Kreu i shoqatës Ensar, Süleyman Baki, tha se kanë kryer therjen e 11 bagëtive të trasha nga fondacioni IHH, 5 bagëtive të trasha të shoqatës Sadakataşı dhe 5 bagëtive të trasha të shoqatës Haçkalı Baba

Shoqata e kulturës, ndihmës dhe arsimit Ensar me qendër në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, në bashkëpunim me fondacionin humanitar IHH, shoqatën Sadakataşı dhe shoqatën kulturore dhe të ndihmës Haçkalı Baba organizoi therjen e kurbaneve, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i shoqatës Ensar, Süleyman Baki, për AA tha se kanë kryer therjen e 11 bagëtive të trasha nga fondacioni IHH, 5 bagëtive të trasha të shoqatës Sadakataşı dhe 5 bagëtive të trasha të shoqatës Haçkalı Baba. Ai bëri të ditur se therje të kurbaneve të dhëna me prokurë (nga të tjerë) e kanë kryer edhe në Shkup, edhe në lindje të Maqedonisë së Veriut.

Baki njoftoi gjithashtu se prerja për pjesët e kurbaneve të ardhura përveç organizatave turke, nga tregtarët dhe populli i Shkupit do të kryhen në fshatin Studeniçan të Shkupit.

“Do të theren gjithsej 50 bagëti të trasha. Pra nëse i konvertojmë në pjesë do të kryhet prerje e kurbanëve për 350 pjesë. Kurbanet e ardhur nga shoqatat e Turqisë, do të shpërndahen plotësisht në rajonin Strumicë dhe në Vasilevo kryesisht në fshatrat Mëhalla e Lartë, Mëhalla e Re dhe në Gradoshorca”, deklaroi Baki.

Më tej, Baki tha se, “Kurbanet e prera në Shkup do të shpërndahen në zonat përreth Shkupit dhe për familjet në nevojë që jetojnë në Shkup. Shpërndarja e gjithsej 50 bagëtive të trasha do të realizohet edhe në Maqedoninë lindore edhe në Shkup. Mishi i këtyre kurbaneve do të shpërndahet për rreth 2000 familje”.

Duke shprehur falënderimet për familjet dhe personat nga Turqia dhe Shkupi që kanë dhënë kurbane, Baki u ka uruar të gjithëve Kurban Bajramin.