Manchesteri vishet blu, City thyen United

Manchester City fiton në derbi rimerr kreun e renditjes, Aguero hyn në histori...

Qyteti i Manchesterit ngjyroset në blu, pasi në “Etihad Stadium” ishte City i Guardiolës që bëri ligjin dhe mori një fitore 3-1 përballë rivalëve të qytetit, United.

“Qytetarët” e nisën mjaft mirë takimin dhe gjetën golin që në minutën e 12’, kur David Silva përfitoi nga një “përgjumje” e mbrojtjes së United dhe mposhti portierin De Gea.

Manchester City bëri një start tipi duke ushtruar presion që në sulm ndaj një United të përgjumur në minutat e para. Dhe si pasojë arrin të zhbllokojë rezultatin në minutën e 12’ me David Silva. Mesfushori spanjoll mori topin brenda zonës dhe e dërgoi në rrjetë nga një distancë shumë e afërt, i pakapshëm për portierin David De Gea.

Reagimi i Manchester United nuk erdhi, teksa ishin vendasit ata që vazhdonin të dominonin ndeshjen duke mos lejuar kundërshtarin të futet në lojë.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e mirë, ku të dyja skuadrat krijuan shumë raste dhe shënuan gola.

Pas vetëm tre minutave lojë ishte Sergio Aguero, i cili dyfishoi epërsinë e Cityt me një gol të bukur pas asistimit të Riyad Mahrez.

Mourinho reagon menjëherë duke futur në fushë Lukaku-n i cili një minutë pasi ishte futur në lojë fiton një penallti pas kontaktit me Ederson. Martial merr përsipër penalltinë dhe nuk gabon duke i dhënë shpresë miqve.

Gjithsesi, kur trajneri Mourinho vendosi të hedhë në fushë dy sulmues si Mata dhe Sanchez, për të tentuar barazimin, ishte sërish City që gjeti edhe golin e tretë, me anë të mesfushorit gjerman Yilkay Gundogan, duke vënë “në kasafortë” fitoren.

Pas kësaj fitore, Qytetarët udhëheqin kampionatin me 32 pikë, ndërsa Djajtë e Kuq renditen në pozitën e tetë me 20 pikë. Në ndeshjen e radhës, ManchesterCity udhëton në West Ham, ndërsa manchester United pret në shtëpi Crystal Palace.

Golat e ndeshjes: