Manchester City në krye të Premier League, United përmbys Southamptonin

Manchester City i merr përkohësisht kryesimin Liverpoolit në Premier League pas fitores së fundit të arritur me rezultatin 0-1 në fushën e Bournemouth.

Manchester City i merr përkohësisht kryesimin Liverpoolit në Premier League pas fitores së fundit të arritur me rezultatin 0-1 në fushën e Bournemouth.

Golin e vetëm të sfidës e shënoi Riad Mahrez në minutën e 55.

Manchester City tashmë ka 71 pikë, dy më shumë se “The Reds”, që luajnë këtë të diel në fushën e Evertonit.

Vazhdon pathyeshmëria e Manchester United me Ole Gunnar Solksjaer në krye. “Djajtë e Kuq” fituan 3-2 me përmbysje ndaj Southamptonit në “Old Trafford”, ku protagonist kryesor për vendasit u bë Romelu Lukaku. Southmaptoni kaloi i pari në epërsi me Valery, por “Djajtë e Kuq” u kundërpërgjigjën me Pereiran dhe Lukakun në fillin të pjesës së dytë. Barazoi shifrat 2-2 Ward Prowse, por Lukaku e gjeti për herë të dytë rrjetën në minutën e 88. Në kohën shtesë Paul Pogba dështoi të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë. “Djajtë e Kuq” me këtë sukses i marrin vendin e katërt Arsenalit,raporton Top Channel.