Manastirliu takon Tritan Kalon: Do vazhdojë të japë kontributin e tij…

Deklaroi fundin e bashkëpunimit me komitetin e ekspertëve, ministrja takim kokë me kokë me mjekun e njohur...

Pak orë pasi mjeku i njohur profesor Tritan Kalo deklaroi fundin e bashkëpunimit të tij me Komitetin e Ekspertëve ka ardhur dhe reagimi i parë nga qeveria.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto me prof..Kalon teksa shkruan se ka pasur një kafe pune mes tyre. Ajo thekson se ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve.

MESAZHI I MANASTIRLIUT

Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla.

Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik të Ekspertëve, përgjatë një viti sfidues dhe aspak të lehtë të përballjes me pandeminë Covid19.

Prof. Kalo do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.

Bashkë kemi një thirrje: Ju lutemi zbatoni masat.

#Maskën
#Distancën
#Higjienën
#Bashkë do ia dalim!

Dhe në fund po ia huazoj me leje Prof. Kalos, atë shprehjen që përdor gjithmonë: “Together Forever”.
#Krenare🙏🏼