Man. United kërkon përforcime në bordin drejtues

Këtë verë, Manchester United nuk bëri blerje të rëndësishme, gjë që solli pakënaqësi të mëdha nga trajneri Jose Mourinho.

Këtë verë, Manchester United nuk bëri blerje të rëndësishme, gjë që solli pakënaqësi të mëdha nga trajneri Jose Mourinho.

Për këtë arsye, drejtuesit e “djajve të kuq” po mendojnë që të bëjnë përforcime në radhët e tyre. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike “The Independent”, sipas së cilës Manchester United kërkon personin e duhur për të sjellë në “Old Trafford” futbollistë të një niveli të lartë./raporton Top Channel

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, klubi anglez i ka hedhur sytë nga kampionati italian i futbollit, duke vënë në shënjestër drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici, dhe atë të Romës, Monchi.

Alternativa e tyre për Manchester United është një njohje e vjetër e “djajve të kuq”, Edwin van der Sar, aktualisht pjesë e bordit drejtues të Ajaksit.