Makina që transformohet në avion për 3 minuta

AirCar quhet makina që do të fluturojë fillimisht në Sllovaki.

Automjeti i cili punon në tokë e qiell ka bërë më shumë se 70 fluturime testuese dhe 200 ngritje-ulje.

Autoriteti Sllovak i Transportit ka dhënë një certifikatë vlefshmërie për AirCar në përputhje me standardet e Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit.

Lajmi u bë me dije nga Klein Vision, kompania që ka prodhuar makinën fluturuese.

“Unë jam duke fluturuar shpesh nëpër Evropë dhe ju e dini, do të doja të kisha makinën fluturuese sepse mund të ulem dhe të mos pres për një taksi, ose të kaloj nëpër terminale të mbushur,  të pres për një limuzinë apo çfarëdo tjetër,” – deklaroi Anton Zajac, bashkëthemelues i kompanisë.

Automjeti transformohet brenda tre minutash nga makinë në avion. Ende nuk dihet çmimi, por pritet që vitin tjetër të fillojë të përdoret.