Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook, u shpreh se “hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit”.
“Tani është momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë europiane”, shtoi kreu i PD-së.
Shtetet e Bashkimit Evropian i kanë dhënë dritën e gjelbër nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në bllok, duke iu kërkuar të dyja shteteve të arrijnë përparim në reforma, para se të nisin negociatat vitin e ardhshëm.
Gjatë një takimi në Luksemburg më 26 Qeshor, ministrat e Jashtëm të BE-së, janë pajtuar për të hapur “rrugën drejt nisjes së negociatave në qershor të vitit 2019”, është thënë në një deklaratë të Këshillit për Çështje të Përgjithshme.
Ministrat po ashtu u kanë kërkuar dy shteteve të Ballkanit të demonstrojnë përparim në reforma para se negociatat të nisin në fund të 2019-ës