Lulzim Basha: Gjermania ka votuar kundër hapjes së negociatave

Kreu i opozitës Lulzim Basha tha nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria mori lajmin më të keq, pasi partitë gjermane nuk do të votojnë pro hapjes së negociatave.

Kreu i opozitës Lulzim Basha tha nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria mori lajmin më të keq, pasi partitë gjermane nuk do të votojnë pro hapjes së negociatave.

“Edi Rama ka ardhur sot këtu të bëjë të paditurin, të fshehë të vërtetën përmes mediave të kapura për gryke, me favore joshje dhe shantazhe.

“Kjo mazhorancë dhe kjo qeveri e falimentuar politikisht dhe moralisht po mundohet të japë përshtypjen se gjithçka ecën normalisht. Rama është lajmëruar mbrëmë për një lajm të keq mbi negociatat. Mbrëmë, 24 orë pas takimit Merkel-Macron, është rakorduar qëndrimi përsa i përket hapjes apo jo të negociatave me Shqipërinë. Siç e di mirë Rama, lajmi është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin, një lajm që Shqipëria nuk e meriton. Është verdikti gjerman: Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave”, tha Basha.

Seanca e Kuvendit u ndërpre më tej pas bllokimit të foltores nga Lulzim Basha. Edhe pas rifillimit të seancës, kryetari i PD-së nuk e liroi foltoren, por denoncoi se mazhoranca bllokon valët e internetit në Parlament që të mos përcillet diskursi i tij në rrjetet sociale.

“I heqin zërin opozotës dhe fusin zhurmues për të ndërprerë valët e internetit, për t’i prerë fjalën opozitës, për të ndaluar të vërtetën. Vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës, Gramoz Ruçit, Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafës ndodh kjo. E hoqi fjalën sepse po thoja një të vërtetë që e di Gjermani dhe Evropa, por kryeministri e mban të fshehtë. Rama thotë se negociatat po hapen, por nuk kemi datë. Rama nuk ka bërë detyrat e shtëpisë dhe kjo është arsyeja pse gjermanët kanë marrë këtë vendim”, deklaroi Basha.

“Ashtu si Edi Rama e di fare mirë se lajmi nga ky rakordim është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin. Është një lajm që Shqipëria nuk e meriton po është verdikti gjerman, tashmë Jo, i qeverisë gjermane”. Shqipërisë nuk i hapen negociatat. tha Basha.

Seanca është pezulluar me 10 minuta nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, pas Basha nuk ka respektuar kohën që kishte në dispozicion për të folur.