Luigi Soreca për raportin: Topi në fushën e Këshillit, qeveria dhe opozita duhet të…

Ambasadori i BE-së, Soreca i ka dorëzuar sot progres raportin e KE, kryetares së Komisionit të Integrimit, Rudina Hajdari.

“Topi është në fushën e Këshillit që duhet të marrë një vendim. Më duhet të them që duhet t’i drejtohemi Qeverisë dhe opozitës dhe gjithë palëve të tjera që të tejkalohen dasitë dhe të mendohet për një drejtim të përbashkët për integrimin, raporton Top Channel.

Ndërkohë duhet punë me shtetet anëtare të BE për të shpjeguar progresin e bërë, por edhe të bindim shtetet skeptike për perspektivën evropiane të Shqipërisë”- tha ambasadori në një komunikim për mediat.