Luigi Di Maio: Nuk kemi plan B dhe nuk mendojmë daljen nga Euro

Qeveria mendon për një plan B për të dalë nga euro dhe nuk e mendon këtë, theksoi zëvendëskryeministri Luigi Di Maio në emisionin Omnibus në televizionin La7.

Qeveria mendon për një plan B për të dalë nga euro dhe nuk e mendon këtë, theksoi zëvendëskryeministri Luigi Di Maio në emisionin Omnibus në televizionin La7.

“Qeveria nuk po punon për këtë dhe nuk mund ta imagjinojmë”, shtoi ai.

”Nëse të tjerët do të përpiqen të na nxjerrin këtë nuk e di, por ne nuk kemi qëllim dhe nuk do detyrojmë as të tjerët t’a bëjnë këtë gjë”, nënvizoi Di Maio, shkruan ATA.

”Dukemi gjithmonë sikur kërkojmë të dalim nga Europa, por të gjithë duhet të mbështesin Italinë për të reduktuar borxhin. Ne mbështesim investimet dhe jo masat shtrënguese’’, theksoi Di Maio.