Londër: Shqiptari godet me thikë punonjësen e zyrës së punësimit

Një emigrant shqiptar është dënuar me 12 vite burg, pasi goditi me thikë një punonjësen e qendrës së punësimit “Canning Town Job Centre”.

Një emigrant shqiptar është dënuar me 12 vite burg, pasi goditi me thikë një punonjësen e qendrës së punësimit “Canning Town Job Centre”.

Top Channel duke iu referuar mediave angleze raporton se Erion Hoxha hyri me thikë në dorë brenda qendrës së punësimit dhe goditi punonjësen.

Polica e Londrës raporton se ai e kreu këtë krim përmes një thike 20 cm të gjatë.

Erion Hoxha gjithashtu tentoi të godiste edhe një tjetër punonjës, i cili rezultoi me fat duke i shpëtuar goditjes.

Policisë iu desh ta neutralizonte Erion Hoxhën pasi e goditi me një pistoletë elektrike “Taser”.

Shqiptari 35-vjeçar, banues në Glenister Street, North Woolwich do të dënohej me 8 vite burg dhe 4 vite nën shërbim prove. Hoxha pasi hyri në qendrën e punësimit nisi të bërtiste, kaloi rojen e sigurisë që u përpoq ta ndalonte e më pas nxori thikën duke goditur punonjësen e cila ishte 20 vjeçe.

Disa ditë përpara incidentit të rëndë Erion Hoxha shkoi në këtë qendër punësimi duke kërcënuar.

Chloe Angris nga policia që hetoi ngjarjen tha se “ishte një incident i tmerrshmëm për të gjitha ata që ishin të pranishëm në qendrën e punësimit jo vetëm për viktimën e goditur me thikë nga Hoxha”.