Londër, gjatë namazit të xhumasë lëndohet një person

Policia britanike konfirmon se të premten në Whitechapel është lënduar një 27-vjeçar, duke theksuar se është sulmuar nga 3 persona dhe se hetimet janë në vijim

Gjatë namazit të xhumasë në Whitechapel, në lindje të kryeqytetit të Britanisë së Madhe, Londër, dy sulmues me çekan sulmuan një person, raporton Anadolu Agency (AA).

Dy persona nga një automjet në lindje të Londrës i quajtën besimtarët “terroristë”. Pas kësaj ata dolën nga automjeti dhe me çekan i shkatuan lëndime një personi.

Pas intervenimit të të pranishmëve ata hynë në automjet dhe u larguan. Një nga të pranishmit u përpoq t’i pengojë të mos futen në automjet.

Në Whitechapel jeton një numër i madh i muslimanëve, ndërkaq në kohën e sulmit në një xhami të zonës ndodhej edhe kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, i cili kishte ardhur për të nderuar viktimat e sulmit në Zelandë të Re.

Policia britanike konfirmon se të premten, në Whitechapel është lënduar një 27-vjeçar, duke theksuar se është sulmuar nga 3 persona dhe se hetimet janë në vijim.

Dëshmitarët okularë thonë se sulmuesit i kanë quajtur besimtarët “terroristë”.

Në Ramazan të vitit të kaluar në Londër 48-vjeçari Darren Osborne kreu sulm në të cilin një person u vra dhe 11 u plagosën.

Ai përplasi me kamion besimtarët që po ktheheshin nga xhamia. Osborne u dënua me 43 vite burg për vrasje të lidhur me terrorizmin dhe tentim të vrasjes së shumëfishtë.