Llogara, kamioni pëson defekt, bllokohet rruga

Një kamion ka pësuar defekt, duke shkaktuar paralizim të lëvizjes së automjeteve drejt qafës së Llogorasë.

Një kamion ka pësuar defekt, duke shkaktuar paralizim të lëvizjes së automjeteve drejt qafës së Llogorasë.

Ngjarja është regjistruar paraditen e kësaj të shtune, ku burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se kamioni ka ngecur pranë vendit të quajtur “Pishë Flamur”. Ky aks është bllokuar për mjetet e mëdha, si autobusë dhe kamionë, ndërsa mjetet e vogla kalojnë me vështirës, raporton Top Channel.