Liverpool vazhdon kontratën e senegalezit Sadio Mane

Kontrata e Manes, e cila do të përfundonte në vitin 2021, është vazhduar deri në vitin 2023

Klubi anglez Liverpool ka vazhduar kontratën me futbollistin senegalez Sadio Mane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Liverpool njoftoi përmes një deklarate në faqen zyrtare të internetit se kontrata e 26-vjeçarit Mane është vazhduar dhe se ai mund të vazhdojë t’i shërbejë klubit për vite të gjata.

Sipas mediave britanike, kontrata e Manes, e cila do të përfundonte në vitin 2021, është vazhduar deri në vitin 2023.

Gjatë 89 paraqitjeve të tij me fanellën e Liverpoolit, Mane, futbollist i krahut, ka shënuar 40 gola dhe 18 asistime, ndërsa në 58 paraqitjet në kombëtaren e Senegalit ka tundur rrjetën 15 herë.